Kryetarja e FRPD dhe artistja Greta Koçi në SH.L.P ''Vitrina''

07.12.2012
Një ditë e veçantë sot për studentët dhe stafin e SH.L.U.P "Vitrina". Na nderoi me ardhjen e saj Kryetarja e Forumit Rinor të PD dhe artistja e mirënjohur e skenës shqiptare Greta Koçi. Në pritje të së ftuarës ishin drejtuesit kryesorë të stafit akademik, ndër të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit, Z.Edmond Vlashaj. Zv. Rektori Dr.Teki Kurti, etj. Më pas u zhvillua një takim me studentët, ku u fol rreth temës "Greta Koçi, Politika dhe Arti". Fjalën e hapjes e mori Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike, Dr. Teki Kurti i cili pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarës, bëri prezantimin e jetës artistike e politike të znj. Greta Koçi dhe të arritjeve të Sh.L.P "Vitrina", duke u ndalur në prioritetet e saj. Znj. Koçi, shprehu vlerësim te veçantë dhe përgëzoi punën, arritjet dhe përkushtimin e Shkollës së Lartë Private "Vitrina". "Për mua sot është një ditë e veçantë pasi kam ardhur në Kampusin më të madh të dijes"-tha ajo. "Pas dhjetë vitesh karrierë artistike dua të përqëndrohem më tepër në interesat që kanë studentët dhe publiku në angazhimin tim në politik"-vazhdoi ajo duke theksuar se fillimi në politikë e ka zanafillën në ftesën që i ishte bërë nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, së cilës ajo i ishte përgjigjur duke u angazhuar me përkushtim. Ajo theksoi se kishte gjetur mbështejte absolute nga Kryeministri i vendit Z.Sali Berisha pasi ai mbështet të rinjtë në politikë dhe ndihet e vlerësuar si Kryetare e Përgjithshme e F.R.P.D-së. Nga të pranishmit u bënë shumë pyetje rreth karrierës së saj artistike dhe veçanërisht politike. Pyetjes së gazetares Kozeta Zavalani mbi qëndrimin që do të mbajë ajo në përkrahjen e femrës në politikë, dhe realizimin e 30 % të pjesëmarrjes së saj në drejtimin e jetës social politike të vendit, ajo iu përgjigj se kjo do të jetë një ndër prioritetet e punes së saj që e ka pasqyruar dhe në stafin e saj të ngushtë. Gjithashtu, tha se programini F.R.P.D-së është më i miri dhe duke punuar me përkushtim mund të fitojnë çdo lloj sfide. Pyetjes se a duhet të ketë prurje të reja në politikë, ajo iu përgjigj pozitivisht por njëkohësisht theksoi vlerat e pazëvëndësueshme të liderit të PD duke e cilësuar Z.Sali Berisha, të palodhur, duke i treguar vëmendje gjithësecilit, me një karakter të hekurt dhe moral të shëndoshë familjar si karakteristika të një lideri të suksesshëm. Në fund ajo u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të jenë sa më aktivë dhe të angazhuar në politikë. Në përfundim të takimit të ftuarës iu dhurua paketa"Jeto shëndetshëm" nga Msc.Elisabeta Gjonpalaj, Koordinatore e QMTP dhe e projektit "77 Club".

Похожие видео