Cameron: S'e miratoj Statusin e Shqiperise ne BE as ne qershor HD
Shpresat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë u bënë copë e thërrime sot, pasi Kryeministri britanik, David Cameron tha se ai nuk do të miratojë ofertën e saj për statusin e kandidatit. Siç citon Euobserver, duke folur pas mbylljes së takimit të BE të premten (20 dhjetor), ai konfirmoi se qeveria e tij "nuk do ta mbështeste statusin e kandidatit për Shqipërinë", duke shtuar se "mjaft shumë hapa duhen bërë përpara se Shqipëria mund të bëhet një kandidat". Duke nënkuptuar kështu refuzimin britanik edhe në qershor.