Kenge kushtuar Dritan Kordhakut - Dida, Kovaçi dhe Kastrati HD
Teksti : Gani Dalipi (Allaraj) Kenduan : Hysen Dida , Rexhep Kovaçi dhe Hamit Kastrati Po behen 15 vite nga ikja jote nga kjo bote Dritani yne i shtrenjte , por 15 vite duken sikur te ishin 15 dite pasi ndjenjen dhe dhimbjen qe perjetojm cdo dite nuk mundet te na e sheroj koha. Thone qe “Zoti merr me vete gjithmone njerzit e mire” dhe fati yt e verteton me se mire kete thenie, njeri i madh me zemer te madhe dhe bujare, i perkushtuar per familjen , per familjaret e tjere dhe per kedo tjeter por jetshkurt, i ndare nga jeta aksidentalisht me makine ne Itali ne lulen e rinis. U nda nga jeta duke lene familjen pa yllin qe ndriçonte ne mes, duke lene motrat te vetme.. por Zoti te sprovon dhe te jep forcen nga ana tjeter dhe fatmirsisht motrat kane krijuar familjet e veta dhe me femijet qe zbukurojne oborrin dhe shtepine dhe perpos kesaj nipit te vogel i kemi trasheguar emrin e shtrenjte per ne,Dritan. Ti do te jesh gjithmone deri ne frymen tone te fundit ne mendjet dhe ne zemrat tona Dritani yne i dashur! Gjithcka qe le pas jane kujtimet , kujtimet e Dritanit shakator, qe ftyra jote ishte gjithe kohes e qeshur, nje njeri i drejte, i rralle, pa djallzi dhe besnik mbi te gjitha. Perpos kujtimeve qe Dritani la, familja vendosi te lere nje perkujtim duke e shprehur me ane te kenges tone tradicionale. Falenderojme jashte mase rapsodet e mirenjohur dhe artistet e talentuar: Hysen Dida, Rexhep Kovaçi dhe Hamit Kastrati per pekushtimin dhe realizimin e ketij projekti. Nje falenderim te madh meriton pena e artë e ketij projekt, autori i tekstit Gani Dalipi . Gjithmone do mbetesh ne zemrat tona Dritani yne i dashur , perjetesisht do te jetoj kujtimi! Pak me posht eshte permbledhur shkurtimisht jeta e Dritanit: Dritan Kordhaku, i lindur me 10 Korrik 1980, kreu shkollen fillore ne Imçallar 1986-1989 dhe perfundoi 8-vjecaren ne vitin 1994 ne Xhafere. Te mesmen 1 vit e filloi ne Medrese ne qytetin e Kukesit pastaj u rikthye per te kryer dhe perfunduar gjimnazin ne Topojan (1995-1998) . Ne Tetor 1998 filloi ushtrine ne Llakator dhe e perfundoi ate ne Shtator 1999 dhe per aftesite dalluese qe shfaqi ne ushtri kreu per 3 muaj kursin e shoferit. Ishte i prirur gjithnje per te ndihmuar familjen andaj ne Qershor te vitit 2000 u nis i vetem per Maqedoni nga ku shkoi per Greqi dhe punoi 6 muaj dhe u kthye te sillte fitimet ne shtepi. Ne 5 Maj te vitit 2001 shkoi ne Peje,Kosove dhe punoi 5 muaj dhe perseri u kthye ne shtepi per te sjell fitimet por kesaj here me mjafte peshe pasi ne 17 Tetor te po ketij viti Dritani shperngulet familjarisht ne Farke,Tirane. Dritani ishte gjithnje ne levizje per te ndihmuar familjen dhe ai vendosi qe te emigroj drejt Italis per nje te ardhme me te mire, andaj me 20 Prill 2002 shkoi ne Itali, nga aftesia dhe zotesia e tij u pajis me dokumenta brenda vitit . U rikthye prane familjes ne vitin 2003 dhe qendroi rreth 1 muaj me pushime. Pas sistemimit te tij ne Sardenja ndihmoi dhe mori prane vetes shume shqiptare , te njohur dhe te panjo