Top News - Kadri Veseli në Hagë/ Avokati kërkon lirim dhe pafajësi, prokurorja hesht HD
Lirim dhe pafajësi të Kadri Veselit kërkoi avokati i tij Ben Emerson duke u shprehur në seancën në Hagë se Prokuroria e ka pranuar tashmë që nuk ka prova ndaj Veselit për kryerje të krimeve gjatë luftës as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime në Kosovë. Por prokurorja e Hagës i është kundërpërgjigjur menjëherë avokatit Ben Emerson duke i thënë se po flet gjëra të pasakta por nuk ka komentuar mbi kërkesën për lirim dhe pafajësi të ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës. Kujtojmë se Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Sali Mustafa po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ata u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit. Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #KadriVeseli#TopChannel