"E gjeta burrin duke bërë dashuri me marokenen kur hyra me vajzën në shtëpi", rrëfimi i gruas HD

14.02.2018
Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 13 shkurt, 2018 Një histori dramatike por si shumë ndoshta të pa treguara ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një serial tradhtish, dhune, vuajtjesh e deri tek tentativa e vrasjes. Bëhet fjalë për një çift emigrantësh shqiptarë, të divorcuar tashmë por ende me shumë probleme të pazgjidhura. Hamide Sina ka ardhur në emision për të denoncuar mashtrimin që i ka bërë ish-bashkëshorti me ndarjen e pasurisë, i cili i ka shitur shtëpinë në Durrës duke falsifikuar dokumente. Hamidja nga Tirana u martua në mars të vitit 1985 në Durrës me zotin Skënder Lekli, i cili tani e ka ndërruar emrin dhe quhet Andrea Lekli. Ajo ka dy vajza Suadën dhe Malvinën. Në vitin 1991 burri i saj iku në Itali dhe në 1992 edhe Hamidja i shkoi pas me vajzën e madhe dhe një vit më vonë arriti të merrte edhe vajzën e vogël në Itali, të cilën e kishte lënë tek nëna e saj në Sauk. Por jeta e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin imagjinuar. Tradhtitë e Skënderit shkaktuan dramë në familje deri tek ndarja, raporton “BW”. “Në fillim e kam dashuruar. Ishte i rregullt. Unë isha shumë e vogël, 15 vjeçe. Edhe kur kam bërë vajzën e madhe, më dukej si kukull në dorë. Kemi vuajtur pa lek, pa punë. Shkuam në Brindisi pastaj kunata, motra e ish-burrit na mori në Novara. Na mbajti dy muaj. Ish-burri gjeti punë dhe gjetëm një shtëpi. Kemi vuajtur sa vetëm Zoti e di derisa avash-avash blemë një shtëpi. Unë bëja pastrim me orë ndërsa ai punonte si marangoz, punonte me transfertë në Genova. Një ditë të bukur zbulova që kishte një të dashur në Genova. Shkonte me një ekuadoriane. Për tre muaj i mbaroi të gjitha lekët. Për shkak të fëmijëve ia fala dhe filluam nga e para. Për dy vjet u kthye normal. Gjeti punë normalisht nuk mund të bënte ndryshe pasi nuk kishte asnjë lek në xhep. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë, pastaj filloj të pinte, nuk punonte. Një ditë erdhi një shoqe dhe më thotë që e shihte burrin tim gjithmonë në të njëjtin vend që parkonte makinën. Atë darkë shkova tek ai vend bashkë me vajzën e vogël dhe e gjeta burrin me një marokene duke bërë dashuri. Nuk i thashë asgjë, të nesërmen e mora me të mira pasi doja të zbuloja gjithçka. Në fakt nuk kisha më ç’të merrja vesh, vendimin e kisha marrë, ia kisha falur një here dhe nuk do ta falja më, e vetmja zgjidhje ishte divorci. Por ai edhe pse kishte marrë një apartament me qira me marokenen dhe vinte në shtëpi vetëm për të bërë sherre dhe konflikte, nuk e pranonte faktin që kisha vendosur të ndahesha”, rrëfen Hamidja. Ajo thotë mes lotëve se madje ish-burri ka tentuar dhe ta vrasë, pavarësisht se kishte bërë edhe një fëmijë të jashtëligjshëm. “Dajak e thika, çfarë të them. Një moment ka marrë thikën në sy të vajzës dhe më ka kërcënuar. Vinte në shtëpi vetëm për të ngrënë e për t’u larë. Nuk jepte më asnjë lek dhe unë nuk doja që ai të vinte më në shtëpi. Pas disa kohësh zbulova se ai kishte një vajzë një vjeçe me shtetasen marokene, por unë me këtë vajzë nuk kam

Похожие видео