Xhemajl Berisha - Këngë për Sylë Zarbincën
Përshëndetje z.Berisha dhe përgëzime, Për këngën, teksti, kënga dhe zëri juaj janë të nivelit të lartë. Keni kryer një borxh ndaj Sylë Zarbincës, i cili me një moment të rëndë të Atdheut, bëri përpjekje që së bashku me shokë t´i dalin zot, Atdheut. Sylë Zarbincën e vrau OZNa të zënë në tradhëti, me plumb në shpinë dhe varri i tij nuk u gjet kurrë, por mbeti diku gur kufiri i Shqipërisë etnike. Populli e kujton në vazhdimësi për këngën e tij, për bukurinë e tij,e mbi të gjitha për martirizimin për Vatan. Shokët e tij që mbetën gjallë, thonin se shpesh ju bëhet, që po ia dëgjojnë trokllimën e Atit, duke shkue fushave të Gurit të Zi si furtunë. Që nga sonte edhe kënga jote do të jetë pjesë e kujtimve për Sylë Zarbincën, e cila do të qarkulloj nëpër tërë Malësinë e Hashanisë dhe do të bëhet motiv për të mos e harruar gjakun e derdhur të të gjithë atyre që ranë për liri dhe Shqipëri të bashkuar!
Похожие видео
Показать еще