Festa e Teqese se Therepelit Baba Beluli - Abaz Aliu - Shenjtoret e Shqiperise
7 korriku datëlindja e Baba Belulit mblodhi shumë njerëz në teqen e therepelit në Skrapar. Të shumtë besimtarët që e nisën këtë ditë me këngë e valle. Në datën e lindjes së Baba Belulit i cili lindi në këtë fshat dhe më pas shërbeu me përkushtim në këtë teqe për të gjithë banorët e zonës kryegjyshi botëror i Bektashijëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj nderoi jetën dhe veprën e Baba Belulit. Në teqen e Therepelit u lexuan në ato vite të vështira veprat e Rilindasëve tanë dhe njerëzit njiheshin me përpjekjet për pavarësi, liri dhe gjuhën shqipe. Baba Beluli konsiderohet si një shënjtor i denjë i bektashizmit që me kurajon dhe durimin e tij u dha shpresë njerëzve për një të ardhme sa më të begatë. Baba Beluli lindi në Therepel të Skraparit në vitin 1801. në vegjëli mori mësimet e para në Turqi duke u shquar për rezultate te larta në mësime dhe duke qënë një shënjtor i mirë. Ai fillojë të punonte në Teqenë e HAXHI Bektashit në Turqi. Në vitin1930 ai u be një nga shenjtorët më të urtë të Bektashizmit duke realizuar dëshirën e tij dhe të shumë fshatarëve, kthimin nga Turqia dhe ardhjen ne Therepel ku ngriti dhe teqen. Nga zemërgjerësia dhe mirësia e Baba Belulit ,populli e përjetësoi atë me nje këngë. Baba Beluli jetoi 110 vjetë .