Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ne Nju Jork 11 prill 2016 - RTV21
Ne rrugetimin e tij per ne kryeqytetin e SHBA ku takoj presidentin Obama dhe zv presidentin Bajden, kryeministri i Shqiperise Edi Rama mori pjese ne eventin per shenimin e 71 vjetorit te shpetimit te hebrejve nga shqiptaret e organizuar ne muzeun e trashegimise hebreje nga asembleisti shqiptar i Nju jorkut Mark Gjonaj dhe ministri i drejtesise se shtetit te Nju Jorkut Erik Shnajdermen. Duke pershendetur km Rama dhe te pranishmit dhe falenderimin ndaj SHBA per miqesine ndaj shqiptareve edhe pse te ndare ne 5 shtete asembleisti Gjonaj ftoj diasporen dhe shqiptaret kudo qe jane qe te largojne pengesat dhe te ndertojne urat integruese mes vete dhe ndertimin e nje bote me te mire per te gjithe. Edhe z. Shnajdemen potenoj mirenjohjen ndaj shqiptareve per shpetimin e hebrejve dhe inkurajoj qe lidhja mes dy popujve te forcohet permes bashkepunimit dhe respektit reciprok. Ndersa km Rama ne fjalen e tij falenderoj SHBA per miqesine dhe perkushtimin ndaj popullit shqiptar, miqesi kjo shume domethenese dhe jetike qe rezultoj me Kosoven e lire e te pavarur, per cka mirenjohu ne veqanti Diasporen shqiptare ne SHBA, pa kontributin e se ciles Pavaresia e Kosoves do te ishte shume me e veshtire ne mos e pamundur. me tej km Rama njoftoj te pranishmit se ne shenje mirenjohjeje ndaj diaspores dhe me qellim te ndertimit te urave integruese, posaqerishte urave te diturise dhe bashkepunimit mes shtetit ame dhe diaspores ne me se 50 vende te botes, ne nentor te ketij viti do te organizohet samiti i diaspores shqiptare ne Tirane. Samiti i Tiranes do te jete samit bashkepunimi dhe integrimi i cliruar teresht prej klisheve politike apo partiake. Do te jete samit kombetar, porositi km Rama. Vlene te ceket se gjate mbajtjes se ketij evenimenti nje grup ambientalistesh protestonin paqesisht per ruajtjen lumit Valbona ne Shqiperi.