Rreth 5000 të burgosur shqiptarë jashtë vendit, kryeson Greqia, Majko: Administrata e përgjumur HD
Kuvendi i Shqipërisë ne bashkepunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Drejtësisë zhvilloi sot në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, tryezen e rrumbullakët “Mbi të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria Jashtë Vendit.” Ky aktivitet u moderua nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , Vasilika Hysi dhe në të mbajtën një fjalë përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt. Në fjalën e tij, Majko tha se “mendohet se më shumë të dënuar apo paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij”. Falë një bashkëpunimi të filluar edhe me Kryqin e Kuq të Shqipërisë së bashku me Ministren e Drejtësisë dhe ekseriencën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme kemi filluar një punë paraprake. Në këtë drejtim, krijimi i “liason officer”-i për këtë qëllim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që do të shërbejë si pikë kontakti për personat e privuar nga liria jashtë vendit. Vendosja e tyre fillimisht në Itali dhe Greqi do të jetë një model fillestar për të verifikuar funksionimin e tyre.