Kosovaret mbyllin pushimet dhe lene plazhet e Shqiperise | ABC News Albania HD

02.09.2019
Për pushuesit kosovarë pushimet në Shqipëri përfunduan dhe ata janë kthyer në Kosovë apo në vende ku jetojnë e punojnë nëpër Evropë. Po si ishte ky sezon për këtë pjesë pushuesish? Gazetari Bujar Muçmata bisedoi me disa prej tyre në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Pamja në orët e mbrëmjes së dielë në Morinë është e fundit e sezonit veror. Mijëra automjete kalojnë kufirin drejt Kosovës e po aq gjarpërojnë në rrugën e Kombit. Mbyllën pushimet e vitit e do ti’ kthehen përditshmërisë në punë e shkollë. Një pjesë tjetër, rrugëtimit në vendet e Perëndimit ku jetojnë. Për ta Shqipëria ka ndryshuar shumë. Nga sezoni në sezon gjetën atmosferë dhe kushte më pozitive. Por pritshmëritë janë akoma për higjienën e çmimet. Ky sezon do të jetë i fundit edhe për problemet që pati Rruga e Kombit. Dublimi i urave përfundon e qarkullimi do të jetë më i normalizuar. Kolonat e gjata të pritjes në autostradë ishin shqetësimi kryesor. Më shumë se 1,2 milion qytetare kaluan kufirin në tre muajt e verës, por pa mundur t’i afrohen rekordit të 2011 me rreth 2 milion kalime në sezon. Ndryshime cilësore pati performanca e policisë kufitare dhe vënia në punë e pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë e Kosovës në Morinë. Zyrtarisht për këtë sezon përfundoi marrëveshja e patrullimit të përbashkët e policisë rrugore të dy shteteve në rrugën e Kombit dhe segmenteve të tjera problematike. Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

Похожие видео

Показать еще