Ora News - Kukës, 6 borëpastruese pastrojnë Rrugën e Kombit, në Valbonë trashësia e borës 20 cm HD

10.12.2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Qarku i Kukësit në orët e para të mengjesit u përfshi nga reshje dëbore. Reshjet janë me intensitet mesatar e të ulët dhe mbi 600 m lartësia e dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën bëhet e ditur se nuk ka patur probleme. Ndërkohë në akset ku ka prani dëborë janë angazhuar edhe borëpastrueset. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht. Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes. Rrugët me dëborë Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 6 borëpastruese. Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese. Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore.Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave. Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Kam lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma. Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm .Ka punuar 2 borëpastruese. Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore. Aktualisht janë pa energji vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës. Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-kukesi-ne-rrugen-e-kombit-trashesia-e-debores-deri-ne-5-cm

Похожие видео