DEDIKUAR TY - LEDI HD
Lyrics : Ledi Mix/Master : Ziso Black Bird RECORDS Video : Ledi Media Song Lyrics : I want your love baby I want your kiss baby Give me your hand come on, come on, come on Pjesa 1 : I hutuar nëpër vargje poezish për dashurinë Ngadalë nga sytë e mi rrëshkiti befas një kujtim Një kujtim që akoma është i freskët edhe sot Sa dhe qielli u nxi edhe nga retë po pikojnë lot Asgjë nuk ka ndryshuar e dëgjoj edhe tani zërin tënd që tingëllon si më e ëmbla melodi i mbyll sytë dhe më vjen pranë, më ngacmon, më përkëdhel zgjat dorën të të prek, po për dreq gjumi më del Asgjë nuk jemi sot, dikur ishim ne gjithçka se di pse jeta na drejtoi në udhëkryqe të mëdha Unë rrugën e kam humbur, ku shkoj jo nuk e di nuk shoh më asnjë shenjë të më drejtojë sërish tek ty REFRENI Show me the way, come on show me your face baby give me your lips come on, come on, come on Say what you will say I am gonna love you say what you will say I am gonna love you till the end o till the end Pjesa 2 : Ti ishe edhe je modeli i femrës që unë desha ishe dritë në sytë e mi, në zemër ti ishe princesha ti doja ata sy si qiell i pikturuar ngrohtësinë e trupit tënd, kur ne rrinim përqafuar Çdo gjë kisha duruar veç larg teje mos të isha dhe njëherë duart e tua përreth qafës unë ti kisha, frymëmarrjen të ta ndjeja flokët të ti ledhatoja Po ta them sinqerisht, më shumë nga Zoti sdo kërkoja Foton tonë mbaj në duar dhe pafund rri e shikoj çdo moment që ishim bashkë, para syve e kaloj sa dua të takoj por kam frikë të vij tek ty kam frikë se nuk do mundemi të shihemi në sy Asgjë nuk jemi sot, dikur ishim ne gjithçka se di pse jeta na drejtoi në udhëkryqe të mëdha Zot të lutem më ndihmo, se zemra po më qan Atë femër ta afroj edhe përjetë unë ta kem pranë. REFRENI Show me the way, come on show me your face baby give me your lips come on, come on, come on Say what you will say I am gonna love you say what you will say I am gonna love you till the end o till the end Dhe do të pres në ëndrrën tjetër kur yjet të bien do shpreh dëshirën për ty më mirë një jetë do prisja Sma pranon zemra, Lamtumirën!