iPhone 5s Official Trailer ( HD )

01.09.2013
Chip-i A7 i iPhone 5S do të jetë rreth 31% më i shpejtë se ai i iPhone 5 si dhe do të ketë një proçesor virtual vetëm për lëvizjet fizike. Sipas një lajmi në Fox News Channel, iPhone 5S do të montojë chip-in A7, teknologjinë më të re të kompanisë Apple, i cili thuhet se do të ketë shpejtësi më të lartë se ai i iPhone 5 dhe për më tepër një nga njësitë artimetike ose Core-ët do ti dedikohet vetëm përpunimit të sinjalit që vjen nga sensori i kamerës ose levizjeve fizike të përdoruesit përpara fotokamerës, pra detektimin e lëvizjeve. Tjetër fakt interesant janë edhe zërat që flasin për një proçesor i cili ka një gjatësi adresash prej 64 bit dhe kjo do të thotë fluiditet dhe shpejtësi të lartë në përpunimin e informacionit. Për më tepër pritet që iPhone 5S të ketë edhe një sensor për njohjen e shenjave të gishtërinjve dhe është zbuluar se kjo teknologjia do të përdoret edhe në sigurinë e programeve si dhe në shumë funksione të tjera. Ky produkt gjithashtu është krijuar nga një nga emrat më të famshmën në botën e disajnit tek Apple, John Ive. Sipas John, e ardhmja e SmartPhone-ëve është kontrolli i programeve nëpërmjet lëvizjeve të duarve dhe duke se Apple po përparon shumë nga ky aspekt. Pritet gjithashtu që iPhone 5S të montojë për herë të parë 128Gb memorie fikse në bordin e tij dhe të ketë një version me ngjyrë ari, ndërsa iPhone-i ekonomik do të ketë veshje plastike me shumë ngjyra. FACEBOOK PROFILE. https://www.facebook.com/zan.shtubina?ref=tn_tnmn

Похожие видео

Показать еще