Qyteti i vogel dhe me mikprites ne Shqiperi po kerkon vemendjen tuaj te madhe - Librazhdi HD
#besfortkryeziu #librazhd #arlindacausholli Besfort Kryeziu Video Krahina e Librazhdit ka trashëguar nga e kaluara e saj e larmishme një kulture të gjerë etnografike që mbi bazen e kulturës kombëtare është zhvilluar e pasuruar gjatë shekujve që sot përfaqëson kulturën etnografike të krahinës së Librazhdit. Në mjedisin e këtij muzeu paraqitet jeta ekonomike e popullsisë së vendit e zhvilluar në bazë të kushteve jetësore klimatike dhe vendosjes së vendbanimeve. Një vend të rëndësishëm zenë mjediset familjare si konaku i miqve që pasqyron traditen e mirë të mikpritjes dhe shtëpia e bukës. Në këtë mjedis janë të vendosur objektet karakteristike të banesës fshatare. Treva e Librazhdit ndodhet në një pozitë gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin e mjeshtërive të ndryshme si p.sh. përpunimi i gurit, drurit, metalit etj. Duke qene një vend me pasuri të shumta natyrore në këtë krahinë ushtroheshin mjeshtëri të ndryshme si ajo e përpunimit të gurit, të drurit, të ndërtimit të banesave të metalit, të tekstilit etj. Disa nga prodhimet dhe mjetet e punës të këtyre mjeshtërive janë vendosur në mjedise të vecanta të muzeut. Zakonet e mira këngët dhe vallet kostumet e bukura të stolisura me mjeshtëri flasin për një kulturë etnografike të pasur të kësaj krahine. Të tërheq vëmendjen maketi i shtëpisë me teliz të Cermenikës, theksoret e Polisit, rozetat e bukura të tavaneve, konaku i miqve të shtruar bukur me pajisje përkatëse, seria ezileve, gorriku për të pjekur bukë dhe shumë eksponente interesantë. Per me shume bashkialibrazhd.gov.al
Похожие видео
Показать еще