Report TV - Pronarët e guroreve te Mali i Tomorrit përplasen me policinë HD

12.08.2019
Pronarët e guroreve janë konfrontuar mesditën e kësaj të hëne me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të nisin nga puna për nxjerrjen e gurit dekorativ. Mësohet se uniformat blu kanë bllokuar kamionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve. Këta të fundit kanë kërkuar që të nisin punën, teksa mbajnë në duar vendimin e gjykatës Administrative, e cila hodhi poshtë vendimin e qeverisë për të zgjeruar zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit.

Похожие видео