RTV Ora - Berat, tjetër përplasje mes policisë dhe kompanive të guroreve HD

12.08.2019
#rtvora Një tjetër përplasje mes policisë dhe kompanive që punojnë në gurore është shënuar në Berat. Firmat private kanë tentuar të nisin punën në zonën e Novajt në Skrapar bazuar në vendimin e Gjykatës Administrative, e cila lejoi gërmimet për nxjerrjen e gurit dekorativ. Por që në nisje të punës, kanë qenë efektivat e policisë që kanë ndërhyrë duke bllokuar kamionët e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli edhe përplasje mes efektivave të rendit dhe pronarëve e mjeteve. Një javë më parë policia deklaroi nëpërmjet juristit të saj se, firmat do të lejohen të punojnë në zonën e Novajt, menjëherë pasi ky institucion të njihej zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative. Por edhe pas publikimit të këtij vendimi policia ka vendosur të mos lejojë fillimin e punimeve në këtë zonë duke shkaktuar kështu përplasjen e radhës mes forcave të rendit dhe punonjësve të guroreve. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berat-tjeter-perplasje-mes-policise-dhe-kompanive-te-guroreve Follow RTV Ora Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Похожие видео