Mitologjia Vllahe Gjirokaster HD

21.05.2015
MITOLOGJIA VLLAHE Jam Spiro Poçi. Jam në moshën 62 vjeç. Jam vllah fërshërot. Sot banoj në Gjirokastër. Atdheu i vjetër i vllehëve fërshërot ishte Epiri. Sot ata banojnë në Shqipëri dhe në Greqi, në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Vllehët fërshërotë, ndahen në shumë emra, ose siç themi ne vllehët “fëllkër” (grupe), sipas vendeve ku banojnë. Një pjesë e vogël e vllehëve fërshërotë, janë vllehët mixhidonj dhe kullunjat (kolonjarë). Kjo pjesë e këtyre vllehëve, merrej më shumë me blegtori. Jeta e tyre ishte: në verë në malet e Korçës, Përmetit, Gramoz, malet e Gramozit dhe në dimër zbrisnin në buzë të detit, nga fshati i Shën Vasilit deri në Stillo. Sot do të tregoj një mitologji shumë të vjetër, që ekziston akoma tek këta vllehë, që thamë më lartë. Ҫfar thotë mitologjia? Këta vllehe fërshërotë mixhidonj dhe kullunjat, që thamë ne, në dimër zbrisnin nga malet e Korçës, Ersekës dhe Përmetit, me bagëtitë e tyre në breg të detit. Rrugën ata e bënin më këmbë, nga malet në buzë të detit për dimërimin e bagëtive. Kur niseshin për rrugë, në krye ecnin gjyshet, gjyshërit, fëmijët dhe pastaj me radhë, nuset të rinjtë dhe ashtu me radhë. Kur arrinin në qafë të Muzinës, një fshat, që duket përballë detit…Tani fillon mitologjia: Gjyshet dhe gjyshërit viheshin në radhë dhe ne të vegjëlit në mesin e tyre. Ata të gjithë mirrnin gurë nga toka, na thoshin edhe neve. Ja kështu, merrnin gurin nga toka dhe e vendosnin në kokë. Një gurë, dy ose tre. Pas vendosjes të gurit në kokë, ngrinin duart lart dhe luteshin: O Diell! O Zot! Të kemi shëndetin, të kemi familjen mirë, të jemi të gjithë bashkë, të jemi të fortë si guri. Ndonjë gjysh shtonte edhe këtë: Eeeeee, se është përmbytur njëherë Toka. Pastaj mbaronte ky rit dhe merrnim rrugën për dimërimin e bagëtive. Kjo është mitologjia. Kur isha i vogël nuk kuptoja gjë. Kur u rrita lexova libra, dokumente të ndryshme dhe kuptova, që kjo mitologji ka 12 mijë vjet, që praktikohet dhe sipas këtyre vllehëve, Toka është përmbytur njëherë. Është përmbytur njëherë, prandaj është edhe kjo mitologji deri më sot. Unë kam qenë i vogël dhe e kam jetuar vetë këtë mitologji dhe sot po të pyesesh, ta tregojnë prap këta vllehë. Ҫudia është, se këtë mitologji, nuk e kanë vllehët e tjerë, as komunitetet e tjera. Kjo gjendet ende vetëm në komunitetin vllah fërshërot mixhidon dhe kullunjat. Shënim: Ky rit zhvillohej gjithmon, kur zbrisnin nga mali me bagëtitë dhe menjëherë sa shikonin detin. Dha intervistën SPIRO POҪI

Похожие видео