A1 Report - Arben Duka kërcënohet nga ekstremistë grekë për një libër të tij HD
Poeti dhe publicisti i njohur, por dhe shumë aktiv në të përditshmen Shqiptarja.com, Arben Duka është shpallur “non grata” në Greqi nga një grup ekstremistësh grekë. Para disa ditësh është hapur në Greqi një portal internet me frymë naziste e fashiste i organizuar vetëm kundër publicistit Arben Duka, si reagim ndaj botimit të librit satirik të tij 8 vite më parë. Adresa e këtij portal është www.aftonomi.gr ku bëhen vetëm komente në greqisht kundër publicistit. Në një reagim të tijin, publicistit i Shqiptarja.com Arben Duka është shprehur se “S’jam anti-Grek por Anti-fashist. Shkak për hapjen e kësaj adrese është bërë libri im satirik i botuar para 8 vitesh. Në këtë adresë është botuar e gjithë poema ime e servirur në një variant shumë më të dobët se origjinali, por në asnjë rresht nuk thuhet se pse është shkruar kjo poemë. Më duket qesharak ideja dhe propozimi i adresarëve që qeveria greke të më shpalli menjëherë "Person Non Grata". “Espresso”, një e përditshme ne Greqi ka shkruar në datën 1 Shtator 2014 duke iu referuar librit te publicistit Arben Duka, se nga Ministria e Jashtme e Greqisë i është kërkuar qeverisë shqiptare që të ndalojë qarkullimin e këtij libri. Kjo një e pavërtetë, pasi libri është e botuar para tetë viteve dhe është shitur brenda një jave. Aktualisht nuk është në qarkullim.Libri satirik i Arben Dukës më titull “Grek o Grek kokëgorricë, ec më puth në prapanicë”, i botuar 8 vite më parë, duket se i ka shqetësuar keq ekstremistët. Ky libër erdhi si reagim i menjëhershëm ndaj vargjeve që kënduan ushtarët grekë në atë kohë, në paradën e përvitshme që bënë për festën e çlirimit të Greqisë duke fyer shqiptarët. Disa nga vargjet e këngës ishin: Shqiptarë - Shqiptarë një emër i zi për t’u vrare. Do ti vrasim sapo ti gjejmë dhe zorrët lidhëse këpucësh do tu bëjmë. Do t’ua rrjepim lëkurën me thikat tona dhe do ta bëjmë rripa për pantallona. Gjithë krijimtaria e Arben Dukës, i cili është një poet dhe publicist mjaft aktiv në të përditshmen Shqiptarja.com, ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarë. Arben Duka është vlerësuar me titujt: "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "Nderi i Odries", "Nderi i Lunxhërisë", "Nderi i veteranëve të luftës".