A1 Report - Kokaina, ja përgjimet mes Ermal Hoxhës e trafikantëve të dyshuar HD

24.01.2015
TIRANE - Anëtarët e bandës së trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e zbuluar më 14 Janar nga Policia e Shtetit në Xibrakë, komunikonin në telefon me njëri-tjetrin përmes kodeve. A1 Report dhe Shqiptarja.com sjellin sot të plotë transkriptet e bisedave të përgjuara të cilat janë provë në dosjen e prokurorisë kundër 9 të arrestuarve për trafikun e Kokainës nga Kolumbia e që përmes përpunimit në laboratorin në Elbasan, trafikohej në vendet e Evropës Perëndimore. Në përgjimet e bisedave mes të dyshuarve, rezulton edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili ndodhet në arrest me burg si pjesë e këtij trafiku. Komunikimi telefonik mes Ermal Hoxhës me numrin 069xxx949 dhe numrit 069xxxx975, që dyshohet se është në përdorim nga Arjan Dalipi, gjithashtu i arrestuar nga Policia, është përgjuar në datën 13 Janar të këtij viti dhe 14 Janar, ditë kur policia kreu arrestimet e anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal. Mëngjesin e 13 janarit, Ermal Hoxha njofton Dalipin se ishte duke shkuar për tek ai, por ky i fundit përmes fjalëve të koduara që banda kishte zgjedhur për të shmangur cdo dyshim, i thotë se “kanë ngrirë tubat, nuk i lajmë dot qentë sot”. E megjithatë nipi i ish-diktatorit i thotë “ja se po vij unë”. Nga përgjimet telefonike është zbuluar edhe komunikimi me dy të arrestuarit e tjerë, Gentjan Gjonaj nga Vlora dhe Kelmend Dalipit nga Elbasani, vëlla me Arjanin.

Похожие видео