Kokaina në Ballkan, më 8 mars, DEA kapi 100 kg në Rijekaja, ja si kryen operacionet HD

10.03.2018
Report Tv siguron detaje nga një operacion i DEA-s dhe Europol zhvilluar kundër një karteli ballkanik të trafikut të kokainës nisur në mars 2017 dhe finalizuar më 8 mars 2018. Është kjo foto se si agjentët e Europol dhe DEA-s ndjekin në kohë reale operacion që zhvillohet në portin e Rijekas në Kroaci aty ku anija e mbërritur nga PANAMA do të shkarkonte skrap por në bordin e saj u gjetën dhe 100 kg kokainë. Operacioni i koduar "NANA" është finalizuar me prangosjen e 9 personave dhe është kryer në bashkëpunim me policitë eurpiane dhe ato të amerikës së jugut.Kjo foto duket se është përgjigja më e mirë se si Europol dhe DEA funksionojnë në ballkan apo në një operacion kundër grupeve kriminale që transportojnë kokainë nga Amerika Latine. Nëse Europol dhe DEA do ishin të përfshirë në operacionin “Last Snow” të zhvilluar në Shqipëri më 27 shkurt ku u kapën 613 kg kokainë, më e pakta ata do ta kishin publikuar si në këtë rast.

Похожие видео

Показать еще