Kokaina zbulohet nga gishtat/ Britanikët punojnë për testin e ri HD
Shkencëtarët britanik kanë mundur të zbulojnë një teknikë të re për zbulimin e përdoruesve të kokainës ose atyre që e kanë prekur me dorë këtë drogë. Një analizë e shenjave të gishtërinjve identifikon persona që e kanë përdorur apo prekur atë. Zbulimi vjen nga shkencëtarët e Universiteti të Sarit. Duke përdorur atë që njihet në shkencë si rezolucioni i lartë i spektometrisë masive, teknologjia e re përmes marrjes së shenjave të gishtave, mundëson sipas shkencëtarëve të universitetit të Surrey-it, në afërsi të Londrës, zbulimin e saktë të përdoruesve të kokainës ose nëse një person I caktuar e ka prekur me dorë këtë drogë. Kjo teknologji e re zbulon praninë e kokainës përmes djersës së marrë nga gjurmat e gishtave, Kjo teknikë mësohet se ka filluar ndërkohë të përdoret në Angli. Sipas shkencëtarëve, për shkak të një molekule të prodhuar në organizëm nga kokaina u gjet në analizat e bëra dhe pasi personat e analizuar kishin larë duart me sapunë. Sipas të dhënave zyrtare nga “Home Office”, përdorimi i kokainës ka pësuar një rritje mjaft të madhe që nga viti 2012, ku rreth 3% e britanikëve të moshës 16 deri në 59 vjeç e kanë përdorur kokainën gjatë vitit të kaluar. Tregu i kokainës në Londër vlerësohet të jetë në shifrën e 1 miliardë stërlinave. Studimi i bërë nga mbeturinat e gjetura në ujë pas përdorimit është zbuluar se 23 kg kokainë, e cilësuar drogë e klasit të parë, përdoret çdo ditë në Londër, ç’ka është sa dyfishi i çdo qyteti tjetër evropian. Qytetet britanike të Londrës dhe Bristolit janë ndër katër vendet e para të qyteteve evropiane me shkallën më të lartë të përdorimit në gram të sasisë së kokainës për 1000 veta, gjatë një dite. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Britain#Cocaine#TopChannel