Stop - Halli i gruas, komshiu i alkoolizuar i ka nxjerre shtepine jashte perdorimit! (30 tetor 2018) HD

30.10.2018
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-42-sezoni-4/ Sabire Shkurti ankohet në emisionin “Stop” se shtëpia e saj është pushtuar nga lagështira, pasi fqinji që banon mbi të, Kadri Zejnati është i alkoolizuar dhe lë rubinetat hapur. Zotëria është bërë problem social jo vetëm për të, por për të gjithë komunitetin. “Banoj me Kadri Zejnatin mbi 52 vite. Edhe kam patur disa shqetësime, jo zhurmë, jo linte çezmat hapur, por më pak se kishte gruan dhe dy fëmijët. Pas disa kohësh Kadriu ishte një pijanec i paparë, ndërsa tani ka 5 muaj që bën edhe nevojën në ballkon e i hedh ujë, na vjen era në gjithë pallatin. Vdiqëm nga era!”, u shpreh denoncuesja, e cila është detyruar të ndërrojë dy herë frigoriferin për shkak të mykut në shtëpinë e saj. Zonja Sabire shton se është ankuar tre herë në Bashkinë e Tiranës, por askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen. Gazetarja e emisionit “Stop” kontakton edhe me zotin Zejnati që jeton si në epokën e gurit. Për shkak të problemeve me alkoolin, ai nuk mundet ta kuptojë se në çfarë gjendje jeton. Gazetarja: Zotëri na kanë sjellë një ankesë se krijoni papastërti këtu tek pallati. Z.Kadri: Çfarë thua? E ke në rregull shkallën ja ku e ke. Gazetarja: Hape pak derën ta shohim Z.Kadri: Çfarë të shohësh, banjon time? Unë banjon e kam si dhomë pritje moj...

Похожие видео