Top Channel/ Turistët e huaj mbërrijnë në Vlorë, pushues nga Rusia, Serbia dhe Brazili HD
Kjo e shtunë vranët, por shumë e ngrohtë, ka sjellë në brigjet e detit Jon në Vlorë, plot turistë brazilianë, serb, rus. Det dhe mal pranë, është kjo një ndër asrsyet që këta turistë kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën. Pothuajse të gjithë hotelet në bregdetin e Radhimës, kanë qenë plot me turistë këtë të shtunë, por jo më pak hotelet në qytetin e Vlorës. “Jam Denis, nga San Peterburg, Rusi. Hera e parë në Shqipëri, kemi vizituar Ksamil, Durres, Sarandë, por Vlora qenka më e bukur”. “Kemi vizituar jugun e Shqiperise dhe Ksamili si nje vend perrallë. Nje vend që absolutisht do ta vizitojmë në të ardhmen shume herë dhe do të sugjerojmë miqtë tanë të vijne në këtë vend fantastik. këto temperatura që vendi ofron janë mrekulli, madje dhe me minus, për ne është mrekulli!” “Vijmë nga Serbia, hera e parë që ndodhemi këtu dhe është shumë bukur.disa miq tanët na sugjeruan të vijmë e të vizitojmë vendin tuaj”. “Vijmë nga Rio de Zhaniero. Hera e parë që ndodhem në Shqiperi dhe deri tani jemi te impresionuar e fëmijet sidomos janë duke shijuar detin dhe plazhin. Deti dhe rëra janë fantastike”. “Përshëndetje, unë jam liljana nga Rusia. Ndodhem pikërisht në Vlorë pasi ofron dhe detin dhe malin, një nga preferencat e mia për të zgjedhur si fundjavë pushimesh”. “Jam Natalia nga Sant Petersburg. Hera e dytë që ndodhem në Shqipëri. Kam qenë në Durrës por Vlora është e mrekullueshme”. Sezoni turistik duket se do të marrë frymë lirshëm këtë vit kur vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe epidemia e Covid konsiderohet nën kontroll. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Turistet#Vlore#TopChannel