Të Pasurit | “Cari” I Rusisë | A është Vladimir Putin njeriu më i pasur në botë? | Top News HD
Prej disa vitesh thuhet se pasuria e presidentit Rus, Vladimir Putin, është mbi 200 miliardë dollar. Por kjo nuk mund të konfirmohet zyrtarisht pasi presidenti rus është tejet I mbyllur për jetën e tij, pasurinë, shëndetin, familjen dhe I tillë është edhe aparati shtetëror që e rrethon atë. Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte Putinin njeriun më të pasur në planet, pasi edhe ai që tani kryeson listën e Forbes, Jeff Bezos, e kapërceu pragin e pasurisë prej 200 miliardë dollarësh, vetëm këtë vit. Vladimir Putin është në pushtet, nga 1999, herë si president e herë edhe si kryeministër, e duket se nuk do të largohet që andej edhe për një kohë të gjatë. Në vitin 2000, gazetarët e huaj e pyetën Presidentin e zgjedhur të Federatës Ruse: "Kush jeni ju, zoti Putin?" Kanë kaluar vite, tani e gjithë bota e njeh kryetarin e shtetit rus, por ai ende mbetet një enigëm për shumë njerëz. Një nga pyetjet e vazhdueshme që mundon jo vetëm qytetarët rusë, por edhe mediat e huaja - sa para ka në të vërtetë Putini? Nuk dihet fort mirë as sa fitojnë drejtuesit e lartë të Rusisë. Të dhënat mbi të ardhurat e nëpunësve civilë dhe familjeve të tyre janë deklaruar me detyrim që nga viti 2008. Ligji përkatës u nënshkrua nga Presidenti I atëhershëm, Dmitry Medvedev. Dhe që nga viti 2010, media filloi të botojë informacione për të ardhurat dhe shpenzimet e zyrtarëve publik, por shumë të reduktuara. Ato nuk përmendin llogari, detyrime për borxhet dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me shpenzimet. Përveç kësaj, nuk ka asnjë informacion në lidhje me pagën mujore të zyrtarëve të lartë të shtetit – ky është një sekret. Shifrat zyrtare tregojnë vetëm të ardhurat vjetore nga paga ndërsa burimet e tjera të të ardhurave, nuk tregohen. Sipas disa të dhënave, Putin ka një pagë mujore prej 11.500 dollarëve amerikanë ose 746 mijë rublave ruse. Dhe zyrtarisht, ai zotëron dy aparlamente, një garazh, dy makina Gaz Volga, një copë tokë e gjëra të tjera të vogla. Jo zyrtarisht, ai mendohet se është shumë, shumë më I pasur. Bill Broëder, CEO I Hermitage Capital Management, dhe ish investitor I madh në rusi, ka thënë pak vite më parë për CNN se ai mendon se Putin mund të vlejë rreth 200 miliardë dollar. Të tjerë burime përllogarisin se pasuria e tij është më e vogël dhe I referohen 70 milionë dollarëve që Forbes publikoi në 2014-ën. Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin. Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës... Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi... Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit... Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë… Njihuni me më TE PASURIT e planetit! Rubrika më e re në Top News Çdo të Shtunë, Ora 17:15 Autore: Ardita Beçolli. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HE