Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e Kosoves ne Tirane

29.09.2009
October 25, 2008: Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka pritur ne nje takim te ngarkuarin me pune te Kosoves ne Shqiperi, Gazmend Pula. Ne kete rast, Berisha ka ofruar gjithe mbeshtetjen e shtetit shqiptare per zhvillimin sa me te shpejte te shtetit te Kosoves. Ne takimin qe kishte rezervuar per ambasadorin e Kosoves ne Tirane, Gazmend Pula, Kryeministri Berisha i uroi atij suksese ne misionin diplomatik ne Shqiperi. Ne kete rast, z.Gazmend Pula falenderoi kryeminstrin per pritjen, duke theksuar se e konsideron nje ndere te madhe dhe nje moment historik takimin e tij ne cilesine e perfaqesuesit te Kosoves se pavarur me kryeministrin Berisha. Ai gjithashtu i percolli kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta dhe vellazerore te Presidentit Sejdiu, kryeministrit Thaqi dhe Ministrit te Jashtem, Hyseni dhe falenderoi ate per perkrahjen e jashtezakonshme te vazhdueshme qe ai dhe qeveria Shqiptare i dhane rrugetimit te Kosoves per liri dhe pavaresi. Z. Gazmend Pula i shprehi kryeminstrit Berisha poashtu mirenjohjen e thelle te qeverise dhe institucioneve te Kosoves per projektin e rruges / autostrades Durres - Kukes - Morine, te cilen ai e cilesoi nje projekt madheshtore per forcimin e metejshem te lidhjeve vellazerore te qytetareve te te dy vendeve tona por dhe si nje projekt shume i rendesishem per promovimin e integrimit rajonal dhe euro-atlantik te Ballkanit .

Похожие видео