Betohen 4 deputetët e rinj të LSI-së, ne Kuvendin e Shqiperise HD

05.03.2019
Janë betuar në Kuvend 4 deputetët e rinj nga listat shumëemërore të LSI-së vetëm një ditë pasi morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kështu, në Tiranë, Edmond Rrushi mori mandatin e dorëzuar nga Endrit Braimllari, ndërsa Ylli Shehu atë të Floida Kërpaçit. Në Qarkun e Dibrës, Aurora Mara zuri vendin e lënë bosh nga Përparim Spahiu, ndërsa në Elbasan, Enver Roshi mori mandatin pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos.

Похожие видео

Показать еще