Informacion mbi Rajonin Juglindor te Shqiperise. (projekt) HD
[Informacion mbi Rajonin Juglindor te Shqiperise. ] Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te luginës se Shkumbinit te Mesëm dhe arrin deri ne Lekskovik. Ai ka pozitë gjeografike shume te përshtatshme për zhvillim ekonomik sepse lidhet me rruge automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nëpërmjet rrugëve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashtë kufijve te Republikës se Shqipërisë, me shtetet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje.Ky rajon ka ndërtim te larmishëm gjeologjik, me të cilin lidhen pasuritë e shumta minerare si : minerali i hekur-nikelit, minerali i hekr-kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Në ketë rajon gjenden edhe qymyrguri, lënde ndërtimi te shumta e te larmishme etj. Relievi ka shtrirje të madhe në drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartësinë 2523 m në Gramoz). Ai përbehet nga malet, gropat, fushëgropat dhe luginat, të cilat ndërthuren e ndërpriten me njëra-tjetrën. Gropat, fushëgropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojnë rrugët automobilistike. Malet formojnë dy vargje kryesore : Vargjet perëndimore dhe lindore.Klima dallohet për ndikim te dukshëm kontinental, që shprehet ne dimrin e ashpër dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushëgropat bien pak reshje. Dëbore bie ne te gjithë rajonin, por ne lindje dhe ne lartësi te maleve ka rastisje shume me te madhe. Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, është me e varfër ne lumenj, nder te cilët me kryesoret janë rrjedhjet e sipërme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni është i pasur me liqene te mëdha (i Ohrit dhe Prespës), me rendësi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akullnajore (Valamare, Shebenik). Tokat janë me shume pjellore ne fushëgropat dhe pjesërisht në gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te përfshira nga erozioni. Bimësia përbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te dëmtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te halorëve dhe nga kullotat alpine ne lartësitë e maleve. Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te përshtashine natyrore përshatashme zhvillimin e tij ekonomik : pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishëm, ne te cilin dallohen sidomos fushëgropat, gropat dhe luginat me toka te shumta për bujqësinë ; klime te përshtatshme për drithëra, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj. ; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimësi kryesisht dushqe. #Korca Kevin Mullaj kevinproductions